“Bëji pacientit një PNV”/ Sula “shpërthen” nga Foltorja, Spiropali: Kujdes fjalorin!

“Bëji pacientit një PNV”/ Sula “shpërthen” nga Foltorja, Spiropali: Kujdes fjalorin!

Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula ka “shpëthyer” në Foltoren e Kuvendit, duke përdorur edhe fjalor të papërshtatshëm. Ai ka denoncuar sjelljen e bluzave të bardha të spitalit të Elbasanit me qytetarët, por ka përdorur terma jo etike për sallën e Kuvendit. Ndaj edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk ka ngurruar që t’i tërheqë vëmendjen disa herë. 
PJESË NGA FJALA: 
Sula: A e dini që ka një shprehje të rëndomtë për ata që nuk kanë lekë të blejnë gjipërat dhe ilaçe, një shprehje që thotë “bëji pacientit që ka ardhur një PNV” që do të thotë (Pjeshkën e nonës së vet) kështu thonë patronazhistët në Spitalin e Elbasanit.
Spiopali: Kujdes fjalorin! Ju tërheq vëmendjen!
Sula: Ta dëgjoni mirë ju mazhoranca, se kjo është shprehje e famshme në spitalin e Elbasanit për atë qytetar që nuk ka lekë të paguaj.
Spiopali: Nuk kam fjalë për fjalorin!
MOMENTI ME VIDEO: 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente