Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk kam bërë kallëzim (DOKUMENTI)

Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk kam bërë kallëzim (DOKUMENTI)

Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se Bardhi ka mashtruar dhe nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Sipas Ramës, vëllai i tij as nuk ka mundur të bëjë kallëzim për kallëzim të rremë, pasi Bardhi nuk kishte bërë kallëzimin në SPAK. 
“Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!,”- shkruan Rama në reagimin e tij.

Bardhi thotë se kallëzimi është bërë siç e kërkon ligji, dhe që tashmë ka arritur qëllimin e tij, rihapjen e dosjes për Olsi Ramën. Demokrati gjithashtu ka publikuar për herë të parë përgjigjen e Altin Dumanit që konfirmon që çështja e Xibrakës është rihapur për shkak të kallëzimit të Gazment Bardhit. 
“Vëllai i Olsit vazhdon me gënjshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po morë budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani! Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit. Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”. Tani mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM!,”- shkruan Bardhi.

DOKUMENTI
Burimi