
Banorët e Tragjasit sërish protestë kundër projektit për ujësjellësin
👁2684

Tragjas
VLORË- Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë kanë protestuar sërish ditën e sotme kundër projektit të ujësjellësit. Ata u shprehen se ky projekt synon që t’i marrë burimin e ujit të fshatit. Në protestën e fundit, banorët janë përplasur me punëtorët e firmës që shkuan për të nisur punimët dhe me Policinë.
Ata thanë se po mmbrojnë burimin e tyre të ujit dhe nuk do të lejojnë t’ua marrin ujin. Kryeministri Edi Rama është shprehur se ky projekt nuk e kërcënon ujin e pijshëm dhe nevojat jetike të banorëve të Tragjasit.
Rama e ka quajtur protestën e banorëve çmenduri. Kryeministri tha se projekti parashikon që shfrytëzimi që do t’i bëhet këtij burimi është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale./ZËRI