Banorët e Thumanës protestojnë përpara Kuvendit: Duam zgjidhje, duam rrugë, dikush të na dëgjojë!

Banorët e Thumanës protestojnë përpara Kuvendit: Duam zgjidhje, duam rrugë, dikush të na dëgjojë!

Pamje nga protesta

TIRANË-  Banorët e Thumanës janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar kundër mungesës së aksesit në rrugën e re. Në nisjen e sesionit të ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, me pankarta në duar, ata kërkojnë hyrje dhe dalje nga autostrada e re, pasi rruga e vjetër është kthyer në një aks të “vdekur” dhe u ka ndërprerë lidhjet e transportit.
“Duam zgjidhje, duam rrugë, dikush të na dëgjojë,”- ka qënë thirrja e protestueve përpara Kuvendit. Gjithashtu ata kanë sulmuar edhe disa media, duke i etiketuar si “mediat e Ramës”.

Protestuesit i bëjnë thirrje institucioneve që të marrin masa të menjëhershme për të krijuar aksesin e nevojshëm, duke theksuar se problematika është duke prekur rëndë jetën e përditshme të banorëve të zonës. Deri më tani, qytetarët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga autoritetet përkatëse.
Banorët kanë nisur protestat që në fund të muajit korrik, kur dalin për çdo ditë për të protestuar në aksin Thumanë Kashar. Për çdo ditë, çdo një orë protestuesit bllokojnë anët e autostradës Thumanë-Kashar. Madje edhe kanë pasur përplasje me Policinë e Shtetit./ ZËRI
 
Burimi