Banka e Shqipërisë merr pushimet! Punimet për rregulloren e re rikthehen në shtator. Po hetimet?
SPAK, Gent Sejko dhe Banka e Shqipërisë
TIRANË- Banka e Shqipërisë e ka lënë në heshtje përpunimin e rregullores së re për të mbrojtur konsumatorët nga bankat dhe jo-bankat në rast se marrin kredi. Shqiptarja.com shkruan se drafti i parë i kësaj rregulloreje që do të përpunohej me Bankën Botërore, do të bëhet publik në shtator të këtij viti, pasi të konsultohet me të gjitha institucionet.
Ndërkohë që në fuqi, pritet të hyjë në fuqi në vitin e ardhshëm. Siç duket, sezoni veror do të kalojë i qetë dhe me pushime për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Rikthimi i vëmendjes tek ai dhe tek skandali i mikrokredive, do të ndodhë në shtator, pas një relaksi disa mujor.
Siç është raportuar më herët, Banka e Shqipërisë në rregulloren e re do të sjellë shtrëngime të ndjeshme për kredidhënien e institucioneve mikrofinanciare, veçanërisht atyre që japin kredi të shpejta.
Disa nga parimet ku do të mbështetet rregullorja e re do të jenë një analizë e shtuar financiare e huamarrësve, vendosja e një credit scoring (pikëzimi i kredimarrësve) dhe kufizim të numrit të kredive për një huamarrës të vetëm. Objektivi është që projektrregullorja e re të jetë gati në fillim të vjeshtës.
Këto ndryshime po vijnë pas një trysnie në rritje nga opinioni publik dhe Kuvendi i Shqipërisë, të nxitura sidomos nga çështja penale e ngritur ndaj një institucioni financiar të mbledhjes së kredive të këqija dhe përmbaruesve të lidhur me të, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së këtyre detyrimeve.
Por, a tregon kjo heshtje dhe pauzë se Sejko u ka “shpëtuar” hetimeve?
Nga ana tjetër, të gjithë qytetarët që nuk kanë paraqitur ankesa për marrëdhëniet që kanë pasur me Subjektet Financiare Jo Banka “Micro Credit Albania” dhe “FINAL”, të cilave u është revokuar licensa, duhet të vazhdojnë të kryejnë pagesat për detyrimin që kanë si dhe këshillohen të ruajnë dokumentin e pagesës.
Të vetmet lëvizje që po shohim deri tani janë ato nga Prokuroria e Tiranës, masa sigurie, qofshin këto ‘arrest me burg’ dhe ‘arrest shtëpie’ apo sekuestrim të llogarive bankare që janë në emër të administratorëve të institucioneve mikrofinanciare apo përmbaruesish privatë. por, për viktimat e vërteta të kësaj skeme, deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje, ka mesazhe boshe nga institucionet që duhet të kishin marrë masa paraprake për këtë skemë piramidale si dhe orientime rëndim të situatës së tyre financiare.
Dosjet të ndryshme përcillën nga Ministria e Drejtësisë tek Prokuroria, ndërsa Banka e Shqipërisë ‘hedh topin’ kudo, vetëm përgjegjësi nuk mban!
Burimi