
“Baby Callum”/ Zbardhet pas 27 vitesh krimi i rëndë, foshnja e porsalindur u vra nga nëna e tij
Joanne Sharkey
LIVERPOOL- Një grua është deklaruar fajtore për vrasjen e një djalit të saj të porsalindur, trupi i të cilit u zbulua në një pyll në Warrington, Angli në vitin 1998. Foshnja, u gjet nga një qytetar, i cili po shëtiste qenin e tij në një qese plehrash në pyll. Ai u quajt “Foshnja Callum”, sipas vendit ku u gjet trupi i tij. Nëna e tij, Joanne Sharkey, u identifikua vetëm 27 vite pas vrasjes së tij. 55-vjeçarja u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe për përpjekjen për të fshehur lindjen e një fëmije.
Dyshohet se foshnja lindi rreth 6-9 mars.
Sipas gjyqtares Eady, 55-vjeçarja e pranoi krimin. Mjekët shprehen se ajo ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale kur ka kryer krimin. Në atë kohë, nuk ishte e mundur të konstatohej identiteti i tij i vërtetë ose kush ishin prindërit e tij. Një shërbim funerali u organizua nga banorët vendas dhe ai u varros në varrezat Warrington disa muaj më vonë.
Banorët e zonës mblodhën para për të organizuar një ceremoni mortore dhe për të ndërtuar varrin e tij ku shkruajtën: “Baby Callum, fëmijë i çmuar i Zotit. U preh më 27 korrik 1998. Me dashuri, nga banorët e Warrington.”
Sharkey u identifikua kur u mblodh ADN-ja e një të afërmi gjatë një hetimi, pa lidhje me krimin, në vitin 2022. Një burrë gjithashtu u arrestua në të njëjtën kohë me Sharkey, por u lirua pa akuza. Sharkey u lirua me kusht dhe do të dënohet më 21 mars./ZËRI
screenshot 27
screenshot 20
callpng
screenshot 21
Burimi