Babai përdhunon tre vajzat e tij të mitura në Kosovë, e ëma s’i la ta denonconin: Është turp

Babai përdhunon tre vajzat e tij të mitura në Kosovë, e ëma s’i la ta denonconin: Është turp

Foto Ilustruese

KOSOVË- Një 36-vjeçar ka abuzuar seksualisht me tre vajzat e tij të mitura. Mediat vendase shkruajnë se ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prilep të Kosovës. 36-vjeçari tashmë është vënë në pranga dhe akuzohet për përdhunim.
Sipas Prokurorisë, nga viti 2021 deri në vitin 2023, disa here, i dyshuari ka përdhunuar tre vajzat e tij të lindura në vitin 2008, 2010 dhe 2014 brenda në banesë.
Ajo që është më tronditëse në këtë histori, është edhe fakti se të miturat ia kishin rrëfyer nënës së tyre këtë gjë, por ajo nuk e ka denoncuar.
Prokuoria, sipas mediave në Kosovë thekson se vajzat i kanë treguar të ëmës, por ajo është shprehur se është e turpshme të bësh publike diçka të tillë.
Më 27 qershor, njëra nga vajzat ka marrë gusimin dhe e ka denocuar vetë në Polici ngjarjen.
Burimi