Auron Tare denoncon: Nisi ndërtimi i Plazhit numër 2 brenda zonës së mbrojtur të Butrintit

Auron Tare denoncon: Nisi ndërtimi i Plazhit numër 2 brenda zonës së mbrojtur të Butrintit

Auron Tare

TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka bërë një denoncim në rrjetet e tij sociale, ku shkruan se ka nisur ndërtimi i një plazhi brenda zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në postimin e tij, Tare ka nxjerrë me foto ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron dhe Blendi Gonxhjan, i cili tashmë mban postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sipas Tares, plazhi i parë u ndërtua me “bekimin” e Kumbaros, duke shkatërruar edhe bimësinë endemike. Ndërsa i dyti u ndërtua me “bekimin” e Gonxhes. Për këtë të fundit, Tare thekson se shumë kohë më parë kanë bashkëpunuar bashkë për të ruajtur Butrintin nga ndërtimet që kishte parashikuar “Qeveria Berisha 1”.
“Tashmë në të njëjtën tavolinë me UNESCO në Paris për të folur për standarde dhe kritere janë ulur Gardiania numër 1 e pasurive tona natyrore që ishte “kumbara” e “pikës së vogël” hequr nga zona e mbrojtur e Butrintit me Gardianin numër 2, dmth Z Gonxhe, që punoi dikur për të mbrojtur vijën bregdetare të Butrintit (e cila po shpartallohet) dhe bimësinë endemike “makia mediterane”,”-shkruan ndër të tjera Tare. 
Ndërkohë që denoncimin e tij e ka shoqëruar edhe me foto. 
POSTIMI I PLOTË I TARES: 

Ndërkohë që dy Gardianët e Trashëgimisë sonë Kulturore dhe Natyrore janë në Paris për të garantuar se Parku Kombëtar i Butrintit do të jetë i sigurtë nga ndertimet, mund ti them te dy gardianeve se as ëe speak sic thuhet në anglisht, ka filluar ndërtimi i Plazhit numër 2 të një prej ndërtuesve brenda zones se mbrojtur se Butrintit. Plazhi numer 1 i cili u krye me bekimin e Guardianes numer 1 znj Kumbaro prishi jo vetem relieven shkembor ( ndaluar kjo me ligj) brenda nje zone te Shpallur Pasuri Boterore por shkaterroi edhe mjedisn e Makies Mediterane ( nje bimesi unikale endemike) te cilen vete Gardiani numer 2 dmth Z. Gonxhe ka bashkepunuar me mua dhe Fondacionin Butrinti per ta ruajtur nga ndertimet qe kishte planifikuar Qeveria Berisha 1. Tashme ne te njejten tavoline me Unesco-s ne Paris per te folur per standarte dhe kritere jane ulur Gardiania numer 1 e pasurive tona natyrore qe ishte “kumbara” e “Pickes se Vogel” hequr nga zona e mbrojtur e Butrintit me Gardianin numer 2, dmth Z Gonxhe, qe punoi dikur per te mbrojtur vijen bregdetare te Butrintit (e cila po shpartallohet) dhe bimesine endemike Makia Mediterane sebashku me ish Drejtorin e Monumenteve te Qeverise se Saliut 2 qe punoi per te kaluar Ligjin per dhenien me qira biznesit te Pasurive tona Kulturore. Go and figure please/ZËRI
Burimi