‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep priftit pronësinë e kishës në Theth

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep priftit pronësinë e kishës në Theth

Prifti dhe Edi Rama

MALËSI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth për të dorëzuar 200 certifikata pronësie. Kreu i qeverisë i dha pristit certifikatën e pronësisë edhe Kishës së Thethit. Teksa i dorëzonte pritit aktin, Rama nuk i kurseu as batutat dhe shigjetimet për Partinë Demokarike. 
“Do vazhdojmë nga Kisha. Ai tha ishalla po u jep atyre të PD më para. Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë. Se për punë kanë sherrin, kurse punët e tyre i bëjmë ne. Në rregull janë ata, atyre u ka rënë sakica. Kur kanë pas partinë e tyre ngroheshin në diell dhe tani që s’kanë partinë e tyre na kanë ne. Dhe ne u bëjmë punët që s’ua bëri partia e tyre. Por partitë shkojnë vijnë, përveç kësaj tonës, kurse kisha është edhe mbi tonën edhe mbi gjitha ndërtesat e tjera. Po erdhi ndonjë i PD dhe thotë jam prifti, thuaj jo më vlla se s’je ti jam unë se kam…”, tha Rama. 
Ndërkohë, prifti kishte një thirrje për të rinjtë që të mos e braktisin Shqipërinë.
“Rini pa ju as shteti a s’kisha s’kanë kuptim. Me ju e duam një Shqipëri të lumtur me perspektive, kur ju keni me pas të ardhmen të gëzueshme, vetëm kini durim. Rini mos ikni prej këtyre trojeve se u ka ardh dita. Me besimin, shkollën, ju keni me lulëzuar”, tha prifti.
Burimi