
Atentati ndaj Trump, rriten aksionet e kompanisë mediatike të ish-presidentit amerikan
Donald Trump
SHBA- Aksionet e kompanisë mediatike të Donald Trump u rritën pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan. Aksionet e Trump Media & Technology Group u rritën me 67%, duke e vënë kompaninë në rrugën e duhur për të rikthyer një rënie prej 37% që nga fundi i majit.
Çmimi i aksioneve ka qenë i paqëndrueshëm që nga shpallja e tij fajtor në mars, por shumë investitorë kanë vënë baste për fitoren e Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Trump Media zotëron shumicën e aksioneve në operatorin e platformës së mediave sociale Truth Social, e cila u lançua pasi Trump u ndalua të përdor rrjetet sociale pas një rebelimi në Capitol Hill në 2021.
Pjesa tjetër e aksioneve janë kryesisht në pronësi të investitorëve privatë./ZËRI
Burimi