![Atentat në Athinë, viktima qëllohet në ecje](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/atentat-ne-athine-viktima-qellohet-ne-ecje_6683bdb001511.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Atentat në Athinë, viktima qëllohet në ecje
👁1064
Panagiotis Stathis
GREQI- Atentat në Greqi, një biznesmen 34-vjeçar është qëlluar për vdekje brenda makinës së tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, jashtë zyrave të kompanisë së të riut, Panagiotis Stathis. Sipas Protothema.gr, atentati ka ndodhur rreth orës 08:30 kur makinës tip “BMW” iu afrua një person me motor.
Në një moment, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë drejt makinës duke lënë të vdekur në vend biznesmenin. Më pas, u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.
Panagiotis Stathis
Ende nuk dihet motivi i vrasjes dhe po hetohet nëse mund të ketë lidhje me punën e tij apo me motive të tjera./ZËRI
din 600×341
psixiko ektelesi xr
Burimi