Asambleja e re e PS pa drejtorë! Rama u kthen mbrapsht listat: Drejtorët që duan të hyjnë, të dorëhiqen nga postet aktuale

Asambleja e re e PS pa drejtorë! Rama u kthen mbrapsht listat: Drejtorët që duan të hyjnë, të dorëhiqen nga postet aktuale

Edi Rama

TIRANË- Vangjel Tavo ishte emri i zgjedhur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës. Por emri i Tavos nuk ishte i vetmi që u diskutua në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Gazetari i “Top Channel”, Muhamed Veliu ka mësuar se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet me datë 27 korrik, por në këtë pikë ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit ka pasur kritika për disa drejtues qarqesh. Kjo për shkak të disa kandidatura të sjella për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, që do të votohen në Kongresin Zgjedhor të fundit të korrikut. Kryeministri dhe njëherazi kryesocialisti ka kthyer mbrapsht listat e paraqitura nga qarqet, duke kërkuar që asnjë drejtor agjencie apo drejtorie të mos përfshihet në Asamble Kombëtare.
“Kush mbulon rolin e drejtorit dhe dëshiron me patjetër të kandidojë për të hyrë në Asamble, duhet më parë të dorëhiqet nga posti që ka. Kongresi Zgjedhor duhet të hedhë një tjetër hap në ndërtimin e PS 2030 për Shqipërinë 2030 dhe ripërtëritja e nisur në bazën e PS, dhe e materializuar edhe në përbërjen e kongresit zgjedhor, duhet të vazhdojë me Asamblenë Kombëtare,”-mësohet se ka thënë Rama.
Kështu, listat janë tërhequr pas për t’u rishikuar dhe të jenë gati për në datë 27 korrik, atëherë kur socialistët do të mblidhen për Kongresin./ZËRI
Burimi