Arrestohet shqiptari që kultivonte kanabis ‘për nder’

Arrestohet shqiptari që kultivonte kanabis ‘për nder’

Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një shqiptar që kultivoi bimë kanabisi me vlerë deri në 105,000 £ për “nder” është vendosur në pranga nga Policia britanike dhe u dënua me 20 muaj burg. 47-vjeçari shqiptar Arben Kolgjoku tha se e kishte pjesë të kulturës së tij që të shlyente borxhin, ndaj edhe nisi punë në fermën e kanabisit. Sipas BBC, shqiptari kishte 7 mijë euro borxh. 
Babai i dy fëmijëve, pranoi akuzën dhe do të kthehet menjëherë në atdhe sapo të dalë nga burgu.
Në gjyq, shqiptari tha se kishte një borxh prej 7,000 £ pasi mori një kredi për të paguar trajtimin mjekësor për gruan e tij, e cila jeton në Shqipëri.
“Në kulturën time është çështje krenarie dhe nderi që të punoj për të shlyer borxhin. Prindërit e mi më rritën që të mos largohem nga përgjegjësitë dhe detyrimet e mia,”-tha shqiptari në gjyq. Por refuzoi që të tregonte emrin e personit që i kishte borxh për shkak se kishte frikë nga pasojat që mund të kishte. 
Avokatja e tij tha se klienti i saj ishte bir fermerësh, i diplomuar në biokimi por punonte si truprojë në vendin e tij./ZËRI
Burimi