![Arrestohet në varreza autori i vrasjes së trefishtë në Britani! U plagos nga Policia. Pamjet nga operacioni](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/arrestohet-ne-varreza-autori-i-vrasjes-se-trefishte-ne-britani-u-plagos-nga-policia-pamjet-nga-operacioni_668ed64664995.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Arrestohet në varreza autori i vrasjes së trefishtë në Britani! U plagos nga Policia. Pamjet nga operacioni
Pamje nga arrestimi
Policia në Londër arrestoi njeriun që është autori i vrasjes së gruas dhe dy vajzave të komentatorit të BBC-së në një varrezë. Siç raporton Sky News, 26-vjeçari Kyle Clifford është në duart e autoriteteve, por ka nevojë për kujdes mjekësor. Sulmuesi ndodhej në varrezat Lavender Hill, Enfield, e cila është jo shumë larg rezidencës së tij. Pas arrestimit, ai u dërgua në spital.
Sipas policisë, ai ka mbetur i plagosur gjatë operacionit për arrestimin e tij, por policia nuk është dashur ta qëllojë. Një ‘’gjueti’’ për 26-vjeçarin ka nisur prej disa orësh, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos i afrohen. Ka shumë gjasa që policia të jetë çuar atje pas një lajmërimi të një qytetari.
Për më tepër, autoritetet kishin marrë vendimin e pazakontë për të publikuar emrin dhe fotografinë e të dyshuarit në një fazë shumë të hershme të hetimit për shkak se “kishte nevojë për ndihmën e qytetarëve”. Tre viktimat e burrit ishin Carol Hunt, gruaja e komentatorit sportiv John Hunt dhe dy vajzat e tyre, Louise dhe Hannah. Ai kishte një lidhje me Louise në të kaluarën./ZËRI
Burimi