Arrestimi i Ilir Beqajt, reagimet e socialistëve, Braçe: Peshorja ka humbur ekuilibrin. Spiropali: Ç’është ky ngut?!
Erion Braçe
TIRANË- Kanë ardhur reagimet e para nga socialistët për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Teksa futeshin në Kuvendin e Shqipërisë për seancën e sotme plenare, deputetët janë ndaluar nga mediat për të dhënë një koment lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm. Më gjatë u ndal të komentonte deputeti Erion Braçe, i cili u shpreh se nuk kishte shumë informacion lidhur me ngjarjen përveçse njoftimit të parë nga SPAK, por shtoi se peshorja po anonte vetëm nga një anë. Edhe ministrja për Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e dha një koment të shkurtër, ndërsa deputeti Eduart Shalsi nuk e komentoi fare.
REAGIMET E SOCIALISTëVE PëR ARRESTIMIN E BEQAJT:
Braçe: Me thënë të drejtën kam parë vetëm lajmet e para. Duhet të marr informacion më tepër. Video me pranga në duar nuk përbën argument. Po më pyesni për vjedhjen e fondeve të BE, duhet të shohim minimalisht një informacion për të kuptuar atë që ka ndodhur realisht. Përtej kësaj, patjetër që reforma në drejtësi për kë u bë? Për të mbajtur përgjegjës zyrtarët që kanë shkelur ligjin. Ajo që unë dua të them është që dua t’ju sjell në vëmendje faktin që nuk ka përgjegjës për 21 janarin ku janë vrarë njerëz, nuk janë vjedhur lekë; nuk ka përgjegjës për Gërdecin ku janë vrarë njerëz nuk janë vjedhur lekë; për gjëra akoma më të rënda që kanë shënjuar historinë e këtij vendi. Patjetër që në momentin që në ka implikime lidhur me fondet buxhetore, duhen parë gjërat. Qoftë tek fondet e Bujqësisë, qoftë tek fondet e tjera të BE. Patjetër që PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale, po e mban. Jam i bindur që kur të paraqitemi para një gare elektrorale, gjithsecili do të marrë kosto. Por thënë këtë të kemi në vëmendje faktin që PS është e angazhuar në një proces të thellë reformimi me qëllim të adresojmë korrupsionin. Peshorja ka humbur ekuolibrin për sa kohë që në këtë vend kanë humbur jetë njerëzish dhe nuk mbahet askush përgjegjës. Përkundrazi…pjesa më e madhe janë në sallën e parlamentit. Dua të them që drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse duke nisur nga ngjarjet më të rëndë që kanë shënjuar historinë e këtij vendi dhe që jeta e njerëzve është themelore. Nuk ka të drejtë që ta marrë askush dhe ku vjen muhabeti nuk ka ndodhur asgjë.
Spiropali: Ç’është ky ngut?! Ç’është ky zell!? Ç’është ky ngut për të drejtuar mikrofonat për një çështje që do të gjykohet nga drejtësia?
Shalsi nuk komenton
/ZËRI
Burimi