Apeli shqyrton kërkesën e Veliajt për lirim me kusht, gazetarja: Synohet gjykata e Strasburgut

Apeli shqyrton kërkesën e Veliajt për lirim me kusht, gazetarja: Synohet gjykata e Strasburgut

Apeli shqyrton kërkesën e Veliajt për lirim me kusht, gazetarja:

Anila Hoxha

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë nesër kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për lirim me kusht.

Gazetarja Anila Hoxha tha për “Top Story” se Veliaj do të përfaqësohet nesër në sallën e gjyqëit nga një avokat shqiptar. Më tej, gazetarja shtoi se mbrojtja e tij synon të çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

“Ajo që dihet është se zyrtarisht Veliaj përfaqësohet nga një avokat shqiptar. Janë përpjekur personazhe të tjerë të marrin avokat të huaj, por në sallën e gjyqit nuk janë deklaruar të tillë. Para gjyqtarit… është më shumë për të sjellë një efekt përçues te publiku. Për të thënë se Veliaj nuk është vetëm. Mund ta analizoj që disa prej lëvizjeve Veliaj po i kryen me një lëvizje të largët. Të gjithë ata, duke pasur parasysh funksionarët e lartë, duket sikur kanë synim gjykatë e Strasburgut. Kjo të bën të kuptosh që po synon gjykatën e Strasburgut për çështje kohe”, u shpreh gazetarja.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në “detyrim paraqitje” janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente