Apeli i GJKKO vendosi 2 vite burg/ Beleri në qeli deri në tetor: Do ta çoj në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Apeli i GJKKO vendosi 2 vite burg/ Beleri në qeli deri në tetor: Do ta çoj në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Përfundimisht, Beleri do të duhet të vuajë 2 vite heqje lirie, edhe pse aktualisht është zgjedhur edhe si eurodeputet në Parlamentin Europian nën logon e partisë “Neodemokracia”, e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Beleri do të qëndrojë në qeli deri në tetor. Në seancën e sotme, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, kërkoi pafajësi dhe lirimin e tij nga burgu, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh. 
Në një interviste për “CNN Greece”, Beleri ka paralajmëruar se çështjen do ta çojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe se nga tani e tutje problemin do ta ketë kryeministri Edi Rama. Beleri shton se kryeministri i Shqipërisë ka vepruar si një puçist i zakonshëm, duke shtuar se ai ka duruar shumë padrejtësi dhe do të durojë edhe për disa javë të tjera nëse do të jetë e nevojshme.
“Në çdo vend europian dhe në çdo sistem gjyqësor që funksiononte sipas rregullave të shtetit të së drejtës, lirimi im do të ishte një rrugë njëkahëshe pavarësisht zgjedhjes sime apo jo. Rama do ta ketë problemin tani e tutje. Rama veproi si një puçist i zakonshëm. Kam duruar kaq shumë muaj pavarësisht padrejtësisë dhe grushtit të shtetit kundër meje. Do të duroj edhe disa javë nëse është e nevojshme”, vëren eurodeputeti i zgjedhur nga PD, duke theksuar se ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për çështjen e tij “dhe pastaj disa nuk do të dinë ku të fshihen. Një perspektivë evropiane duke anashkaluar shtetin e së drejtës siç ka ndodhur në rastin tim nuk ekziston,”- u shpreh Beleri.
Ndërkohë Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi ka reaguar pas  dënimit  me dy vite burg të kryebashkiakut të zgjedhur  të Himarës, Fredi Beleri duke thënë se gjatë procesit është shkelur prezumimi i pafajësisë dhe mos lejimi i të drejtës së betimit. Ambasadorja greke theksoi se Beleri është tashmë eurodepuetët dhe ai duhet të ketë mundësinë të parqitet në seancën e korrikut, të parlamentit europian. 
“Per fat te keq shume aspekte te kesaj çeshtje ngrene pikepyetje sa i perket objektivitetit te procesit sicc eshte shkelja e prezumimit te pafajesise, paraburgimi i zgjatur i zotit Beleri, dhe mos lejimi i te drejtes se betimit.  Bashkia e Himares drejtohet edhe sot nga persona qe nuk jane zgjedhur prej votuesve. Perparesi per greqine ngelen gjithmone respektimi i shtetit te se drejtes, respektimi I proceseve demokratike dhe mbrojtja e te drejtave minoritare. Zoti Beleri, tashme eshte zyrtarisht anetar i zgjedhdur i parlamnetit europian. Eshte nje kerkese  plotesisht demokratike dhe e shtetit te se drejtes qe deputet e zgjedhur te kene mundesine, te paraqiten ne punimet e parlamentit europian duke filluar qe nga seanca plenare e korrikut,”-u shpreh ajo.
I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohej për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit./ZËRI
Burimi