“Antikorrupsioni”, Rama rendit kapitujt e procesit: U aludua si një përpjekje për të kapur drejtësinë

“Antikorrupsioni”, Rama rendit kapitujt e procesit: U aludua si një përpjekje për të kapur drejtësinë

Edi Rama

TIRANË-Partia Socialsite po zhvillon mbledhjen e grupit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë në fjalën e tij ka vendosur në fokus komisionin e posaçëm parlamentar për “Antikorrupsionin”, i cili sipas tij u parapërfytyrua padrejtësisht si një përpjekje e socialistëve për të kontrolluar drejtësinë. Më tej Rama në ambientet e Kuvendit, prezantoi disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama: Padrejtësisht u parapërfytyra si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për pse e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lodhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura. Procesi ka një numër të jashtëzakonshëm mes palëve. Kam bërë 67 të tilla në Bruksel. 777 prezantime janë bërë nga ana e Shqiperisë në tryezën e shpjegimeve. Këto shifra janë të nevojshme për të lexuar të gjithë panoramën. Dua të prek një pjesë të prezantimeve. Janë një sërë kapitujsh, duke filluar nga themeloret dhe kanë si tematika kryesore, politikat publike, antikorrupsionin, masat parandaluese, parandalimin e korrupsionit të deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Masat përkatëse që pushtetit duhet të marrë edhe për bizneset, hetimi financiar, bashkëpunimi me OLAF, struktura e BE për monitorimin e subvencioneve të bujqësisë. Vijojmë me mbikqyrjen e tregut të brendshëm, pastrimi i parave, sigurimet shoqërore, sektorët postarë dhe të dërgesave, të drejtat e pronësisë industriale.’  
Burimi