“Alo mami…”/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 të rejat i marrin 10 mln lekë 55-vjeçares

“Alo mami…”/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 të rejat i marrin 10 mln lekë 55-vjeçares

“Alo mami…”/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2

Foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në Policinë e Fierit. Një 55-vjeçare ka denoncuar se dy të reja, e kanë telefonuar duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i kanë marrë 10 milionë lekë (të vjetra). Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 36-vjeçares me inicialet SH.T dhe 32-vjeçares XH.T.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj Sh. T., 36 vjeçe, dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Procedimi nisi pas kallëzimit të F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se dy gratë e kanë mashtruar përmes telefonit, duke u prezantuar si vajzat e saj dhe duke i marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje”, njofton Policia./ZËRI

Burimi