Aksidenti tragjik/ “Benz”-i me 170 km/h, kishte parakaluar dy kamionë para përplasjes. Shoferi i betonieres: Më mbaroi nafta!

Aksidenti tragjik/ “Benz”-i me 170 km/h, kishte parakaluar dy kamionë para përplasjes. Shoferi i betonieres: Më mbaroi nafta!

Aksidenti tragjik/ “Benz”-i me 170 km/h, kishte parakaluar dy

Aksidenti

TIRANË– Aleksandër Krashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë që u dogjën, ka dhënë dëshminë e tij një ditë pas aksidentit tragjik.  Ai ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore pasi ka dalë nga vendi i punës, i është fikur mjeti pasi i kishte mbaruar nafta. Krashi është shprehur se ka provuar ta ndezë dy herë dhe pasi ka parë se një gjë e tillë nuk po funksiononte, ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë, por ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se mjeti “Mercedes Benz” me të cilin po udhëtonin të rinjtë ishte me shpejtësi 170 km/h në orë dhe para se të përplasej me betonieren ka parakaluar dy kamionë.

Duke qenë se sapo kishte bërë një parakalim, drejtuesi i mjetit nuk kishte fushëpamje dhe se ka kuptuar që pasi të kalonte kamionin do të përplasej me betonieren.

Enejd Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti ishin nisur për të marrë Erild Laçin në Rinas, i cili sapo kishte ardhur nga Gjermania. Por në kthim, ndodhi aksidenti tragjik dhe katër të rinjtë u dogjën brenda automjetit dhe ndërruan jetë.

Ndërsa drejtuesi i betonieres Aleksandër Krashi është larguar nga vendngjarja në momentin që ka ndodhur përplasja pasi nuk kishte patentë për të drejtuar betonieren. Por, disa orë më vonë, ai u vetëdorëzua në polici. Në pranga është vënë edhe menaxheri i firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha, 34 vjeç i cili akuzohet se nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar në të zezë drejtuesin e betonieres, pa patentë. Administratori i firmës së betonit është shpallur në kërkim.

Burimi