Ajola Xoxa në GJKKO! Pasuritë e nënës së saj mbeten nën sekuestro

Ajola Xoxa në GJKKO! Pasuritë e nënës së saj mbeten nën sekuestro

Ajola Xoxa në GJKKO! Pasuritë e nënës së saj mbeten

Ajola Xoxa

TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur në GJKKO. Apeli do të shqyrtojë sot  ankimimin që Xoxa ka bërë për sekuestron e llogarive bankare.

Ndërkohë në kuadër të hetimeve Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimin e Valbona Xoxës, mamasë së Ajola Xoxës dhe vjehrrës së Erion Veliajt mbi sekuestrot e vendosura nga shkalla e Parë, për vilën në Qerret, si dhe pasuritë e tjera, burimi i të cilave vijon të jetë në hetim.

NJOFTIMI I GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente