Agron Shehaj me tone të ashpra në Kuvend: Pal Trashaj vrau veten për 750 euro, përgjegjës Gent Sejko
Agron Shehaj
TIRANË-Edhe deputeti Agron Shehaj ka sjellë në vëmendje të Kuvendit ngjarjen tragjike të ndodhur dy ditë më parë, ku Pal Trashaj i cili ra “pre” e mashtrimit nga mikroreditë ndërmori aktin ekstrem të vetëflijimit. Shehaj në lidhje me rastin bëri përgjegjës Guvernatorin e Shqipërisë, Gent Sejko, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja si dhe çdo deputet në atë Parlament të cilët nuk parandaluan veprimet kriminale të MCA-së.
Sipas tij Gent Sejko është marrë në mbrotje nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, të cilët në vend t’ i kërkonin llogari lidhur me skemën e mashtrimit të mikrokredive pre e së cilës kanë rënë qindra e mijëra qytetarë, mbajtën anën e “pengmarrësve”.
“Kush është përgjegjës për vdekjen e tij? Të gjithë. Është përgjegjës Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili prej vitesh është në dijeni të skemës së mashtrimit të MCA dhe i ka lejuar ata. Është përgjegjës ministri i Drejtësisë që nuk parandaloi veprimet kriminale të përmbaruesve, është përgjegjës drejtësia që nuk veproi për ta ndaluar në kohë këtë aktivitet kriminal që ushtrohet prej kohësh, është përgjegjës dhe ky parlament dhe qeveri që janë zgjedhur për të mbajtur anën e qytetarëve. Para tre javësh Guvernatori i BSH që ka lejuar dhe nuk ka ndaluar këtë skemë mashtrimi që ka mashtruar qindra e mijëra shqiptarë u mor në mbrojtje nga komisioni i ekonomisë, nga kryetari dhe pjesa më e madhe e anëtarëve, të cilët në vend që t’ i kërkonin llogari e morën në mbrojtje mbajtën anën e atyre që po mashtronin qytetarët nuk mbajtën anën e qytetarëve”, tha Shehaj.
Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI
Burimi