Adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin në Tropojë ! Arratiset, por bëhet ‘pishman’

Adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin në Tropojë ! Arratiset, por bëhet ‘pishman’

Adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin në Tropojë !

FOTO ILUSTRUESE

TROPOJË-Një plagosje me thikë është raportuar mëngjesin e sotëm në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, ku 18-vjeçari me iniciale F. S ka goditur me thikë 45-vjeçarin me iniciale A. M. I plagosuri  është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës, ndërsa 18-vjeçari pas kontrolleve të policisë, nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar. 

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente