“A keni nisur hetimet ndaj Irena Gjokës?”/ Metani-Nokës: Po e trajtojmë sipas ligjit…

“A keni nisur hetimet ndaj Irena Gjokës?”/ Metani-Nokës: Po e trajtojmë sipas ligjit…

Flamur Noka: Nuk do të ju pyes në lidhje me skandalin e inceneratorëve, kur keni qenë drejtor juridik i kryeministrisë, por do të ju bëj një pyetje në lidhje me një çështje që i takon ILD-së: A keni nisur ju, procedim disiplinor, për gjyqtaren Irena Maneku, Gjoka, Shpata, për fshehjen e dënimit me vendim gjykate në shtetin fqinj të Greqisë. Apo për mos deklarime të tjera të saj, siç janë detyrimet ligjore, apo për të hetuar mënyrën se si ajo në vitin 2004, shkoi në Itali, ndërkohë që 2 vite më parë, Greqia i kishte ndaluar asaj për shkak të dënimit dhe mashtrimeve lëvizjen në 27 vendet Shengen të BE-së. A mbani ju si ILD, si një organ i ri i drejtësisë së re, përgjegjësi se si kjo zonjë e dënuar në Greqi, të jetë sot përfaqësuesja e drejtësisë së re. Faleminderit
Përgjigja e Artur Metanit: Së pari, ju nuk e bëtë pyetjen por gjithsesi, do ta jap një përgjigje. Çështja është nën hetim dhe e dinë ata që po e hetojnë këtë çështje. Përsa i përket Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, apo Artur Metanit, të jeni i sigurt se nuk kam asnjë problem. E dyta, me pyetjen. E ndjekim me prioritet çdo informacion publik që del për këdo edhe për gjyqtaren Irena Gjoka dhe po e trajtojmë në përputhje të ligjit 96, viti 2016 për statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit në Republikën e Shqipërisë.
Burimi