A është më Monika Kryemadhi anëtare e PL pas divorcit? Meta shuan kureshtjen
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme ka mbajtur një konferencë për mediet. Divorci me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi vijon të jetë ende në qendër të debatit publik. I pyetur nëse Kryemadhi vijon të jetë pjesë e kryesisë së PL-së pas vendimit për divorc, Meta tha se raportet personale nuk i ngatërron me ato politike.
Kreu i PL-së shtoi se cilido që pranon programin e PL, respekton statutin e saj dhe punon për 5 prioritetet është i ftuar në parti.
“Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL dhe respekton statutin e saj, që punon për 5 prioritet e saj është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL, por t’i bashkohet asaj si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik që pasuron vetëm një klientelë pranë Edi Ramës,” -tha Meta.
Meta bëri të ditur vendimin për divorcin me Kryemadhin rreth 1 javë më parë duke thënë se ka nisur procedurat ligjore. Kreu i PL ka treguar arsyet e ndarjes, ku thekson se një prej tyre ishte deklarata e Kryemadhit në SPAK.
Burimi