86-vjeçarja që u përball dy herë në të njëjtën ditë me grabitësin shqiptar: Më tha do të të vras!

86-vjeçarja që u përball dy herë në të njëjtën ditë me grabitësin shqiptar: Më tha do të të vras!

86-vjeçarja e dhunuar

GREQI- Mëngjesin e djeshëm (29 gusht), një 86-vjeçare ka përjetuar terror pasi një grabitës, i cili i ka hyrë në shtëpinë e saj teksa flinte, e ka rrahur dhe i ka marrë bizhuteritë.
Mirëpo, makthi për të moshuarën nuk u ndal me kaq pasi gjysmë ore më vonë, kur ajo ndodhej në shtëpinë e së bijës për të kërkuar ndihmë, ajo u ndesh me hajdutin që kishte shkuar në objektivin e tij të rradhës.
Kur 86-vjeçarja u zgjua ajo pa një burrë të panjohur duke i vjedhur kryqin prej ari sipër shtratit të saj.
“Dëgjova grilat dhe pash një djalë përpara meje. Ai u ul në shtrat, mori kryqin prej ari, gjithçka që kisha. Më tha ‘Dua paratë dhe arin që ke’”, përshkruan për protothema.gr 86-vjeçarja

Goditjet, gërvishtjet dhe një sy i fryrë tregojnë forcën me të cilin sulmuesi ka goditur gruan. “Më tha kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Ai kishte një stilolaps dhe po kërkonte dhomën e vogël. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë? a ke baba largohu, të lutem.’ Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste.”

86-vjeçarja e dhunuar

Më pas ajo shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj, për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Aty, për fatin e saj të keq, ajo ndeshi sërish grabitësin që kishte hyrë në shtëpi dhe po kërcënonte këtë herë vajzën e e saj. Dy gratë pasi i dhanë të gjithë arin që kishin në banesë, e futën në kurth dhe arritën të lajmërojnë Policinë. Disa orë më vonë, policia kapi autorin dhe e vuri në pranga.
Shqiptari i arrestuar në Greqi akuzohet se ka grabitur shtëpinë e dy të moshuarave dhe më pas i ka dhunuar. Sipas policisë është arrestuar Stiliano Arizi, 40 vjeç, nga Vlora. Sipas mediave greke, ai ka hyrë në banesën e 86-vjecares greke M. S dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66-vjeçares A. P, ku duke e kanosur i ka marrë sërish sende me vlerë. Bëhet me dije se Arizi është një person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri. Ai rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë. Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”. / ZËRI
Burimi