8 Marsi/ Rama takim me vajzat dhe gratë: Progresi i grave, pasqyrë e vendit

8 Marsi/ Rama takim me vajzat dhe gratë: Progresi i grave, pasqyrë e vendit

Edi Rama

“Sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe vajzat në nivelet e vendimmarrjet. Një grua shqiptare që ju i keni dëgjuar të gjitha, Elena Gjika, thoshte çdo shoqëri matet e vendin që i ka rezervuar gruas. Nëse ne përpiqemi ta matim Shqipërinë, unë mendoj se i gjithë progresi në zgjerimin e hapësirës për gratë është pasqyrë kuptimplotë e progresit që ka bërë Shqipëria.
I kemi arsyet për të qenë më krenarë se gjithë të tjerët. Duke vazhduar, ajo thotë, “të fitosh dhe të luftosh për gratë, do të thotë të luftosh dhe fitosh edhe për burrat”. Midis dy kufijve ka një dallim. Kur gratë janë të forta, burrat janë të fortë dhe të urtë. Kur gratë janë të dobëta, burrat janë të dobët, por shumë agresivë. Besoj që duke zgjeruar hapësirën për gratë, duke fuqizuar ato, duke u dhënë më shumë vend në nivelet e përfaqësimit, ne së bashku luftojmë për ti bërë burrat më të vetëdijshëm, më të arsyeshëm, dhe më të urtë në kuptimin e mençurisë, jo të lepepeqes”, tha Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente