Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar një lajm se në Shqipëri do të sillen refugjatët palestinezë nga Gaza. Sipas një postimi nga Amit Sega, një gazetar izraelit, administrata e Trump është duke komunikuar me qeverinë tonë për të pranuar 100 mijë emigrantë nga Gaza. Menjëherë pas kësaj, ka reaguar Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ndaj Shqipërisë nuk është bërë një kërkesë për të pranuar refugjatë, por vendi ynë nuk mund t’i pranojë.
“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme prej shumë kohësh dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë. Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është shkatërruar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: Shqipërisë nuk i është bërë nga askush kjo kërkesë dhe as ne nuk mundemi, madje as ta marrim përsipër një përgjegjësi të tillë. Jemi krenarë për miqësinë tonë të fortë me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë. Por Shqipëria nuk është në Lindjen e Mesme, por në zemrën e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë. Megjithatë, ne dëshirojmë dhe lutemi që popullit palestinez t’i jepet shansi të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamasi të mos jetë më kurrë në gjendje të dëmtojë Izraelin, mbi të gjitha, vetë palestinezët”, shkruan Rama.

“Ndalesa e radhës Shqipëria?
Administrata e Trump është duke biseduar me qeverinë e Shqipërisë për të pranuar 100 mijë emigrantë nga Gaza në vend. Sipas burimeve izraalite, Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë dhe vendet si Shqipëria dhe Indonezia janë më të favorshme”, thuhej në postim.
Kryeministri shprehet se Shqipëria nuk është në Lindjen e Mesme, por në zemrën e Evropës dhe nuk mund të bëjë asgjë më shumë se vendet e tjera të Evropës./ZËRI

ramapng

giu1g96woaaatbn 1
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente