‘5D’/ Shtyhet seanca në GJKKO, dalin fotot e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës brenda ‘kafazit’ të xhamit

‘5D’/ Shtyhet seanca në GJKKO, dalin fotot e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës brenda ‘kafazit’ të xhamit

'5D'/ Shtyhet seanca në GJKKO, dalin fotot e ish-drejtorëve

Redi Molla dhe Mariglen Qato.

TIRANË-Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “5D” ku janë marrë të pandehur disa prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datë 12 Mars.

Shkak për shtyrjen është bërë mos prezenca e Taulant Tushës për të cilën gjykata kërkon një deklarim të tij nëse do të gjykohet me gjykim të shkurtuar, apo do të vijojë me gjykim të zakonshëm. Tusha akuzohet për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim në dy raste.

Ndërkohë të akuzuarit e tjerë, Redi Molla e Mariglen Qato kërkuan gjykimin e shkurtuar. Dy zyrtarët janë marrë të pandehur nga SPAK në dosjen ‘5D’, për veprat penale të ‘korrupsionit pasiv’, ‘mosdeklarim pasurie’ dhe ‘pastrim parash’. Nga seanca e sotme ka dalë edhe një foto e Mollës dhe Qatos brenda ‘kafazit’ prej xhami në një prej sallave të Gjykatës së Posaçme. Dy zyrtarët shihen krah njëri-tjetrit duke qëndruar në këmbë.

'5D'/ Shtyhet seanca në GJKKO, dalin fotot e ish-drejtorëve

Redi Molla e Mariglen Qato në seancë

Dosja 5D

Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës Bashkisë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orhanizuar se kanë krijuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato. I pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC. Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjykata ka vendosur gjithashtu arrest me burg edhe për Taulant Tushën, një tjetër ish-drejtues i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit që ndodhet aktualisht në qeli për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Të gjithë së bashku, sipas SPAK, gjatë kohës që ushtronin detyrën favorizonin kompanitë e tyre për të përfituar nga tenderat publikë./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente