5 prokurorë po hetojnë tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

5 prokurorë po hetojnë tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

Pamje nga klubi

SHKUP- 5 prokurorë do të marrin përsipër hetimin për zjarrin vdekjeprurës në një diskotekë në qytetin e Koçanit. Lajmin e dha prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Kocevski.
“Aktualisht, janë lëshuar urdhëra për mbledhjen e provave dhe po merren deklarata nga disa persona,”- tha Kochevsky, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërsa ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toskovski, zbuloi se janë lëshuar katër urdhër-arreste, një prej tyre për pronarin e klubit të natës ku edhe ndodhi tragjedia. Megjithatë detaje të tjera, apo emrat e tyre, nuk janë zbuluar nga ana e autoriteteve.
Nga të vdekurit, 35 janë identifikuar, tha sot ministri i brendshëm Pande Toskovski. Gjithashtu u bë e ditur se të vdekurit ishin të moshës 14 deri në 24 vjeç. 155 të tjerë, që kanë mbetur të lënduar nga zjarri po trajtohen në spitalet në të gjithë vendin.
Rreth 20 janë në gjendje kritike. Disa prej tyre janë dërguar për trajtim jashtë vendit, kryesisht në Greqi, Serbi dhe Bullgari./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente