11 Maji/ Berisha i ofroi vend në listën e mbyllur, PL miraton Metën kandidat për listën e hapur të Tiranës

11 Maji/ Berisha i ofroi vend në listën e mbyllur, PL miraton Metën kandidat për listën e hapur të Tiranës

Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të kandidojë për deputet në Qarkun e Tiranës në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vendimi i Metës u miratua sonte nga Kryesia e Partisë së Lirisë.
Ndërsa, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha më 3 mars tha se Meta do të jetë në listën e mbyllur të koalicionit, pasi ndodhet në burg.
Më 21 tetor, Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Mbi Kryemadhin rëndojnë të njëjtat akuza si të Metës./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente