1 vit nga zjarri në Urgjencën e QSUT/ Detaje nga dosja hetimore: Mbi 30 mln lekë dëme, 2 inxhinierë s’zbatuan detyrat

1 vit nga zjarri në Urgjencën e QSUT/ Detaje nga dosja hetimore: Mbi 30 mln lekë dëme, 2 inxhinierë s’zbatuan detyrat

1 vit nga zjarri në Urgjencën e QSUT/ Detaje nga dosja hetimore: Mbi

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Detaje të reja mësohen nga dosja hetimore për zjarrin që ra në urgjencën e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) më 11 shkurt të 2024. Mësohet se dëmet kanë shkaktuar 30 milionë lekë dëme. Sipas ekspertizës zjarri ka ndodhur si pasoje e mangësive në instalimin e pajisjeve elektrike.

Sipas aktit të ekspertimit teknik të administruar me shkresën shkresën nr. 6870/1 Prot datë 22.02.2024, ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri konfirmojnë se flakët kanë rënë në pjesën e baterive këndin veri-lindor të katit -2. Sipas “Top Channel”, zjarri është shkaktuar si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik te bateritë.

Gjatë hetimeve është konsistuar se në ambientin ku ndodhi vatra e zjarrit ka pasur rritje të temperaturave, ndërsa nuk ka pasur kamera sigurie për monitorim. Sipas pamjeve në dosjen hetimore, zjarri ka rënë në raftin e baterive.

 “UPS dhe raftet e baterive janë vendosur poshtë kanalinave të hapura të rrjetit kabllor të shpërndarjes së energjisë elektrike, duke e ekspozuar ambientin ndaj rrezikut të madh të shpërthimit dhe zjarrit. Po ashtu, mjedisi rreth pajisjeve nuk ka qenë i pastër dhe nuk ka pasur ajrim të mjaftueshëm”, thuhet në raport.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zjarri është përkeqësuar nga disa faktorë teknikë, duke përfshirë:

-Mungesën e një projekti të detajuar për instalimin e stacionit të burimit emergjent të UPS.

-Mosrespektimin e distancave të sigurisë midis raftit të baterive dhe UPS-it.

-Mungesën e sistemit të ventilimit dhe aspirimit për të shmangur rritjen e temperaturave.

– Përdorimin e prizave emergjente për pajisje si trokotor dhe trapan, të cilat mund të kenë ndikuar në lidhjet e UPS-it me bateritë.

Në dosje theksohet se shkaku i zjarrit ka qenë shkelja e kushteve teknike dhe standardeve të sigurisë për instalimin dhe mbrojtjen nga zjarri të pajisjeve elektrike.

Për më tepër, dokumentet e administruara tregojnë se përgjegjës për këto mangësi janë specialistët e sektorit të inxhinierisë klinike në QSUT, konkretisht inxhinierët Enea Koka dhe Ejnar Shena. Ata nuk kanë ndjekur standardet e nevojshme për instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, duke neglizhuar rreziqet e mundshme.

“Specialistët e sektorit të Inxhinierisë klinike, pranë QSUT-së, Enea Koka  e  Ejnar Shena, me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar, detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit lidhur me: Funksionimin e sigurt dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore në afërsi të pacientit, të lidhura me pacientin dhe/ose të nevojshme për diagnostikimin ose trajtimin e tij, ku përfshihen UPS-ët dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore“, thuhet në dosje. 

Urgjenca kishte 1 vit që ishte inauguruar në momentin kur u përfshi nga flakët më 11 shkurt 2024. Fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar. Për ngjarjen më pas, më 2 mars, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për zjarrin në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Qendra kishte pak kohë që ishte përurur dhe vendosur në funksion. Por, flakët shkrumbuan pajisje me vlerë mijëra euro./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente