1 vit nga masakra e Bradasheshi, Franc Çopja- Kamamit: Talos duhet t’i zbresin nga llogaria, ishalla s’ka gisht Dashi

1 vit nga masakra e Bradasheshi, Franc Çopja- Kamamit: Talos duhet t’i zbresin nga llogaria, ishalla s’ka gisht Dashi

Mikael Kamami

TIRANË- Një vit pas masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja dhe Mikael Kamami sigurohen për ekzekutorët që përfshinë në vrasje. Në bisedat e zbardhura në dosjen e siguruar nga ZËRI, Çopja dhe Qosja, bëjnë llogaritë, ku sipas tyre Talo Çelës i kanë dhënë 460 mijë euro dhe 100 paund dhe duhet t’i zbresi nga llogaria vlerën e 30 bukëve (lëndë narkotike). 
Në një komunikim të dy dy ngjarje të ndodhura vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia, do t’i vejë në lëvizje, ku ‘frikë’ kanë për vëllain e Nuredin Dumanit, ku sipas tyre nëse është i përfshirë do e përdorë në favor të tij. Qosja, i shpjegon Ado Xhikës se personat qe janë vrarë (vëllezërit Haxhia) dhe një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre njihej me ta pasi së bashku kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Gjithashtu, Mikaeli i thotë Ado Xhikës se kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis tyre.
KODET:
Franc Çopja-M4L3G2
Mikael Kamami alias Mikael Qosja-9NASI4/4FF274
Talo Çela-GB6E8N
Nuredin Dumani-YR2N3M
Dashnor Dumani-UTBPPE
Në bisedat e pasqyruara në pricesverbalin e këqyrjes janë dy bashkëbisedues 4FF274 dhe M4L3G2, por është bërë e mundur të pasqyrohen vetëm biseda, fotot, si dhe bisedat e bashkangjitura që Mikael Qosja ka zhvilluar me persona të tretë dhe ia dërgon Franc Çopjas.
Më datë 29.12.2019, Kamami i çon mesazh Franc Çopjas: Është 1-vjetori! (1 vit nga masakra e Bradasheshit) pasi i kishte parë Xakja (Arzen Mama).
Më datë 07.02.2020, Qosja komunikon me shtetasin Çopja, ku sipas Mikaelit “nuk kanë asnjë provë ku të bazohen dhe se duhen të merren kamerat për provë mbrojtje”.
Më datë 08.02.2020, Qosja bisedon me Çopjan të cilit i thotë se të dy së bashku (Franci dhe Mikaeli) i kanë dhënë Katnarit (Talo Çelës) 460 mijë euro dhe 100 paund (100 mijë paund). Në vijim, Mikaeli shprehet se Talo nuk ka ku ta mbajë pjesën tjetër të lekëve dhe Mikaeli i thotë Francit se Talos do t’i kalojë vetëm vlerën e punës poshtë. Më pas, Mikaeli i shkruan Francit se Talos duhet t’i zbresi nga llogaria vlerën e 30 bukëve (lëndë narkotike).
Më datë 11.07.2020, shtetasi Mikael Kamami komunikon me mesazhe me shtetasin Franc Çopja, të cilit i shprehet duke thënë se ishalla nuk ka gisht Dashi (Dashnor Dumani) tek vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia, kjo pasi këtë gjë do ta përdornin në favor të tyre.
Më poshtë pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur bisedat e zhvilluara ndërmjet shtetasit Mikael Qosja komunikon me Ado Xhikën, të cilit i tregon se vëllezërit me mbiemrin Haxhia në Durrës dhe Altin Ndoci nuk i ka vrarë vëllezërit Haxhia dhe se aty e ka përfshirë Klevis Alla, të cilit Mikaeli i referohet me nofkën “kaculi”. Sipas Mikaelit, “kaculi” këtë e ka bërë sepse në një rast Altin Ndoci i ka lënë një makinë të vjedhur Klevis Allës, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë (të cilëve Mikaeli iu referohet me dy jevgjit që u vranë).
Më datë 18.05.2020, Qosja flet sërish me Ado Xhikën dhe i tregon se ka marrë vesh kush janë gjuajtësit e vrasjes së vëllezërve Haxhia, për të cilët thotë se janë ata që kanë marrë pjesë edhe në ekzekutimin e personit që i referohet me nofkën “Tarzani” (Erion Alibej). Sipas Mikaelit, personi që ka marrë pjesë në vrasjen e Tarzanit ka marrë pjesë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhia së bashku me vëllanë e tij. Në vijim, shtetasi Mikael Qosja, i shpjegon Ado Xhikës se personat qe janë vrarë (vëllezërit Haxhia) dhe një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre njihej me ta pasi së bashku kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Gjithashtu, Mikaeli i thotë Ado Xhikës se kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis tyre.
Burimi