1 orë në SPAK, Pjerin Ndreu e konfirmon: Jam nën hetim nga Prokuroria, më kanë thirrur për një trotuar

1 orë në SPAK, Pjerin Ndreu e konfirmon: Jam nën hetim nga Prokuroria, më kanë thirrur për një trotuar

Pjerin Ndreu

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në dalje të SPAK, ku qëndroi për rreth një orë, Ndreu tha se është thirrur në cilësinë e personit nën hetim, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me ndërtimin e një trotuari që është bërë në Lezhë, gjatë kohës që ai ka qenë kryetar Bashkie.
I pyetur nëse ka mundësi që SPAK të ngrejë akuza zyrtare ndaj tij, Ndreu tha se ishte iu gatshëm që të përballej, dhe do të paraqitet përpara hetuesve sa herë që të kërkohet prej tyre.
‘Jam thirrur si person nën hetim, për shpërdorim detyre, lidhur me një denoncim që është bërë për një trotuar që është ndërtuar në një lagje të Lezhës. Unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që mund të ngrihen akuza ndaj meje, jam vetëm sot, për të tjerët nuk e di pyesni Prokurorinë’, u shpreh Ndreu teksa doli nga ambientet e prokurorisë së posaçme.
Ndreu e quajti kallëzim politik atë që është bërë ndaj tij në Prokurorinë e Posaçme
“Ka zero dëm ekonomik, zero shkelje ligji dhe procedurash, por është një ndërtim që nuk i shkon për shtat Partisë Demokratike. Prokurorët bënë shumë mirë që më thirrën, jam i gatshëm që të vij dhe të sqaroj pozicionin tim sa herë që është e nevojshme”, vijoi më tej kryebashkiaku i Lezhës, fjalën e tij në dalje të Prokurorisë.
Disa vite më parë, ai me ironi deklaronte se “të gjithë do të shkojnë si nuse përpara SPAK,”, ndërsa sot duket se ka qënë radha e tij.

Pjerin Ndreu u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Lezhë në vitin 2019, ndërsa fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Më herët ai ka qenë deputet i qarkut të Lezhës, ndërsa karrierën e ka nisur fillimisht në radhët e policisë së shtetit. /ZËRI

pjerin ndreu ne spakpng

pjetin
Burimi