Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës”/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitë në Zvicër
👁13908
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së saj në Zvicër nga shumë shqiptarë që dikur kishin emigruar si refugjatë dhe që sot janë qytetarë të integruar të këtij shteti mik të Kosovës. Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Osmani shprehu falënderimin e saj për pritjen e ngrohtë që i ishte bërë në Bernë, duke theksuar lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe diasporës shqiptare. Vjosa Osmani: “Sot qindra mijëra njerëz me prejardhje nga Kosova jetojnë në këtë vend të mrekullueshëm. Përgjatë viteve kemi ndërtuar një bazë të përbashkët mirëkuptimi. Kemi thyer barriera dhe kemi ndërtuar ëndrra...