Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Zemra e djalit tim të dhurohet’, dëshira e babait shqiptar në Greqi që djali iu mbyt në lumë: Të bëjë shqiponjën tatuazh
Lule dhe letra me mesazhe kanë lënë në bregun e lumit Arahtho të Artës shokët e dy fëmijëve që janë nxjerrë pa ndjenja nga uji para dy ditësh. “Do ju kujtojmë gjithnjë, ikët si heronj. Shoqëria”, thuhet në to. Megjithë përpjekjet e mjekëve në spitalin e Rios në Patra, Spiros dhe Kleoni mesditën e së premtes, nuk ja dolën dhe u konsideruan të vdekur klinikisht. Menjëherë, në fillim prindërit e 14-vjeçarit grek Spyros kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijës fatkeq, dhe më pas edhe prindërit shqiptarë të Kleonit, një akt që i ka dhënë kësaj ngjarje nota të tjera...