Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Vlerësojmë qëndrimin tuaj për paqe të qëndrueshme

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Vlerësojmë qëndrimin tuaj për paqe të qëndrueshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. ”Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. E vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy kombeve tona”, shkruan Zelensky.
Burimi: Kohajone.com