Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zelensky: Ukraina e përkushtuar për paqe, do të bashkëpunojmë me SHBA-në
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe do të punojë pa u lodhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i bërë të dy vendet më të sigurta. “Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe do të punojë pa u lodhur me SHBA-në për t’i bërë të dy vendet tona më të sigurta, më të forta dhe më të begata”, tha Zelensky në një reagim në platformën X, ndërsa komentoi njoftimin e udhëheqësit amerikan për shkurtimin e afatit 50-ditor që ai kishte vendosur më parë për arritjen e një armëpushimi midis Moskës dhe...