Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zelensky: Sulmet ruse po vazhdojnë pavarësisht armëpushimit për Pashkë
👁12054
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën, më 20 prill, se forcat ruse kanë vazhduar granatimet dhe sulmet përgjatë vijës së frontit, pavarësisht njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për një armëpushim të shkurtër me rastin e festës së Pashkëve.Armëpushimi 30-orësh do të ishte pauza më e rëndësishme në luftimet gjatë këtij konflikti trevjeçar. Por, vetëm disa orë pasi urdhri pritej të hynte në fuqi, në Kiev dhe disa rajone të tjera të Ukrainës u dëgjuan sirenat paralajmëruese për sulme ajrore, teksa Zelensky akuzoi Rusinë se nuk ka ndalur sulmet.“Në drejtimet e ndryshme të vijës së frontit, janë regjistruar tashmë...