Zelensky: SHBA po punon për të mundësuar një takim me Putin

Zelensky: SHBA po punon për të mundësuar një takim me Putin

Mundësia e një takimi me presidentin rus Vladimir Putin mbetet ende në diskutim. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e bëri të ditur këtë gjatë një bisede me gazetarët, sipas një korrespondenti “Ukrinform”. “Shtetet e Bashkuara po punojnë për këtë. Ato kanë propozuar një takim trepalësh”, citohet të ketë thënë Zelensky. Sipas tij, takimi mund të zhvillohet në një vend të Lindjes së Mesme, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe apo Arabia Saudite, ose në Shtetet e Bashkuara gjatë samitit të G20-ës. “Megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim, as nga Rusia dhe as nga Shtetet e Bashkuara”, ka vënë në dukje Zelensky. Sipas tij, po shqyrtohet gjithashtu mundësia e një takimi në ndonjë nga vendet evropiane. “Do të shohim se si do të rrjedhin gjërat pak...