Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: Rusët u përpoqën të na frikësonin në Stamboll, po krijojmë një ekip negociator të përhershëm
Krerët e ekipit negociator të Kievit i dhanë Volodymyr Zelensky- t një përditësim mbi negociatat midis ukrainasve dhe rusëve që u zhvilluan të premten në Stamboll. Presidenti ukrainas theksoi se vendi i tij mbetet i gatshëm të respektojë një armëpushim 30-ditor, e bëri të qartë se nuk ka frikë të takohet me Vladimir Putinin në çdo kohë dhe urdhëroi formimin e një ekipi negociator me një përbërje të qëndrueshme. “Zhvillova një takim lidhur me përpjekjet tona diplomatike për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme.” “Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, më informoi rreth punës së delegacionit...