Burimi:
Vizionplus.tv

Zelensky pretendon se janë kapur dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë në Ukrainë
👁3146
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pretendon se ushtria ukrainase i ka kapur rob dy shtetas kinezë që po luftonin për ushtrinë ruse në rajonin Donjeck të Ukrainës, dhe u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të reagojnë për këtë dhe të kërkojnë shpjegim nga Pekini. Në një mesazh në Telegram të martën në mbrëmje, Zelensky pretendoi se dy shtetasit kinezë u kapën gjatë një beteje ku ishin të përfshirë edhe disa ushtarë të tjerë kinezë, të gjithë duke luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Donjeck. Pekini është bërë aleat i ngushtë i Rusisë prej se Moska e nisi pushtimin...