Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Avioni i Zelensky-t mbërriti rreth orës 10:00 të mbrëmjes, pas fluturimit nga Turqia, aty ku Presidenti ukrainas zhvilloi një takim me homologun Rexhep Taip Erdogan. Në aeroportin e Rinasit, Zelensky u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Burimi: Opinion.al