Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes agjencive të sigurisë së Ukrainës në Kiev
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për “përgjegjësi” dhe “vendime ndaj personelit” pas të shtënave me armë zjarri në Kiev, ku u përfshinë shërbimet kryesore të sigurisë së vendit. Në fjalimin e tij të përditshëm me video, Zelensky tha se incidenti ndodhi mes Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, i njohur si SBU, dhe agjencisë së inteligjencës ushtarake të vendit, HUR, duke e cilësuar atë si “absolutisht të turpshëm”. “Të vetmit njerëz ndaj së cilëve dikush duhet të qëllojë me armë, janë pushtuesit rusë, për ta mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky të mërkurën vonë. Pasojat e sulmeve ruse në rajonin e Kievit “Asnjë shkëmbim tjetër zjarri nuk do të trajtohet kurrë nga shteti ynë si diçka në të cilën dikush lejohet të përfshihet”, shtoi ai....
Burimi:
vizionplus.tv