Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zelensky bisedë telefonike me Trump: Produktive, bashkëpunim me SHBA-të në mbrojtje
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se ka zhvilluar një “bisedë produktive” me homologun amerikan Donald Trump, ku diskutuan mbi përfundimin e luftës së Rusisë dhe koordinimin e përpjekjeve ushtarake dhe diplomatike. “The Kyiv Independent” raporton se telefonata mes dy liderëve ndodhi tre ditë para afatit të vendosur nga Trump për presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Jemi mirënjohës ndaj Trump-it për të gjitha përpjekjet për të shkuar drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” shkroi Zelensky në platformën X.“Është vërtet e domosdoshme që vrasjet të ndalen sa më shpejt, dhe ne e mbështesim plotësisht këtë.” Të dy liderët shkëmbyen vlerësime mbi situatën në fushën e betejës, duke vënë në dukje se “rusët kanë shtuar brutalitetin e...