Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky akuzon Moskën: ‘Mercenarë’ nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera po luftojnë për Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se trupat ukrainase në Ukrainën verilindore po luftonin kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme. Zelensky u shpreh se bëhet fjalë për “mercenarë” nga vende përfshirë Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Afrikës, dhe u zotua për një përgjigje. Zelensky më parë e ka akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë për përpjekjet e saj të luftës kundër Ukrainës, akuza që Pekini i mohoi, ndërsa Koreja e Veriut ka siguruar gjithashtu mijëra trupa të veta në rajonin Kursk të Rusisë. “Ne folëm me komandantët rreth situatës në vijën e frontit, mbrojtjes së Vovchansk dhe dinamikës së betejave”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale pasi vizitoi një zonë në vijën e frontit në rajonin verilindor të Kharkiv. “Luftëtarët tanë në...