Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zegjine Çaushi falenderon Maldrita Bardhon që “i dhuroi” mandatin, thumbon Bardhin: Gazo je i dështuar, demokratët s’dinë si të të heqin qafe
Zegjine Çaushi ka falenderuar publikisht Maldrita Bardhon, e cila i mori mandatin e deputetes pas përfundimit të procesit të rinumërimit në qarkun e Fierit, por vendosi që mos ta pranonte, duke i hapur kështu rrugën Çaushit për në Kuvend. Duke e quajtur fisnike dhe model Maldrita Bardhon, Zegjineja shprehet e bindur për punën që do të bëjë gjatë katër viteve të ardhshme në Kuvend. Gjithashtu një “përshëndetje” e ka edhe për Gazment Bardhin, të cilin e quan politikan të dështuar. Zegjine Çaushi: Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho...