Zëdhënësja e Ilir Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Zëdhënësja e Ilir Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Opozita vazhdon me akuzat për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor një farsë politike, të orkestruar nga qeveria. Ajo foli për raportime të shumta presioni ndaj administratës, blerje dhe intimidim të votuesve, ndonëse nuk publikon prova. “Raportimet e shumta për presionin mbi administratën publike, përdorimin masiv të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve hedhin një hije të rëndë mbi rezultatin final dhe mbi gjithë procesin , duke minuar kështu besueshmërinë dhe integritetin e një prej mekanizmave...
Burimi: Javanews.al