Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Zbulohet varreza në bazilikën mesjetare gjatë gërmimeve në Çukën e Ajtoit
Gërmimet e kryera gjatë muajit qershor në sitin arkeologjik të Çukës së Ajtoit kanë nxjerrë në dritë disa varre të dokumentuara në dyshemenë e bazilikës mesjetare. Ky projekt i përbashkët shqiptaro-italian po zhvillohet në qytetin antik të Çukës së Ajtoit dhe në rrënojat e bazilikës mesjetare në fshatin Çiflig, në bashkinë e Konispolit.Gërmimet janë përqendruar në kompleksin e njohur si “Pallati”, ku po dalin të dhëna të rëndësishme mbi jetëgjatësinë e vendbanimit dhe funksionin e godinave që e përbëjnë atë.Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, në bashkëpunim me drejtuesit e projektit, dr. Julian Bogdani nga Universiteti i Sapienza-s në...