Zbulohet nën Paris një mur 2 mijëvjeçar që mund të zbardhë vendndodhjen e qytetit të lashtë

Zbulohet nën Paris një mur 2 mijëvjeçar që mund të zbardhë vendndodhjen e qytetit të lashtë

Një mur i lashtë i zbuluar nën Paris është cilësuar si një “zbulim i rëndësishëm” nga Ministria franceze e Kulturës, pasi gjetja arkeologjike mund të ndihmojë në përcaktimin e vendndodhjes së vendbanimit të parë të qytetit. Muri, rreth 20 metra i gjatë, u zbulua këtë verë gjatë gërmimeve nën një hotel në Île de la Cité, vetëm pak hapa larg Katedrales Notre-Dame, në zemër të Parisit. Struktura, e ndërtuar me gurë dhe dru dhe që i përket periudhës gallo-romake, mendohet se mund të jetë pjesë e fortifikimeve të Lutetias, emri i lashtë i Parisit. Lutetia lidhet me fisin galik Parisii, i cili jetonte përgjatë lumit Sena gjatë epokës së hekurit. Për një kohë të gjatë, Île de la Cité është konsideruar si qendra e Lutetias...